fbpx

Koci: Kufomën e Faton Hajrizit e sjell patjetër në Kosovë, veç nëse më arrestojnë edhe mua

nga Revista Kosovarja

Avokati Arianit Koci ka folur në lidhje me rastin e Faton Hajrizit, duke thënë se i ka marrë të gjitha dokumentet e duhura.

Ai është shprehur i bindur që do ta sjellë kufomën e Faton Hajrizit në Kosovë, madje u shpreh se e kundërta mund ta ndodh vetëm nëse arrestohet edhe ai.

“Unë të gjitha dokumentet e duhura i kam marrë, sa i përketë gishtërinjve, kemi informacionet zyrtare, por që nuk kanë ardhur në formë të shkruar, që gishtërinjtë përputhen”.

“Me e sjell kufomën e sjelli gjithsesi, vetëm është në pyetje a do të munden për dy ditë, apo për 20 ditë, përveç nëse nuk më arrestojnë edhe mua”, është shprehur ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]