fbpx

Kolegia nga Portokallia, i kthehet kundër Arjolës ia krahason surratin me një ‘dhi’ dhe e mbron Donaldin

nga Revista Kosovarja

Arjola kohëve të fundit ka humbur kontrollin dhe ka marrë vëmendje me debatet e saja të ashpra.

Ajo është përfshirë në debate të shumta, ku më të zjarrtat i ka patur me Einxhel dhe Donaldin.

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, dy aktorët nuk i kursyen akuzat dhe ofendimet, duke quajtur njëri-tjetrin “kalama”, “dyfytyrshe”, “egoiste”.

Në debat e sipër, Donaldi përsëriti disa herë se Arjola “nxorri surratin e vërtetë”, duke e akuzuar se deri tani ka bërë lojë. Mirëpo, duket se si Donaldi mendon edhe një kolege e Arjolës me të cilën ajo ndan skenën në “Portokalli”.


E kemi fjalën për Renada Caci, të cilën shumë prej jush mund ta njohin në rolin e “Luzes”. Përmes dy postimesh në Instastory ajo ka treguar se mbështet Donaldin dhe ka hedhur ndaj Arjolës të njëjtat akuza si ai.

“O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”- shkroi ajo fillimisht në një status. Më pas postoi foton e një dhie duke shkruar: “”Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”, duke ironizuar kështu Arjolën, e cila ndër të tjera përdor shpesh fjalën “çikë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]