Ngjyra e kuqe me plot magji në vete do të mbizotërojë në koleksionin e ri të Nesa Underwear. Inspirim i këtij koleksioni janë materialet me gur, shumë shkëlqim dhe pupla plot glamur.
Ky koleksion nis nga të brendshmet me detaje që çdo kënd e lënë pa mend, linja që vënë në pah format trupore, shumë seksi dhe që të tërheqin vëmendjen, këmisha nate e deri të pizhamet me materiale nga më delikatet e më të bukurat.
Koleksioni është realizuar me delikatesë, si cdo herë nga kreatori Egzon Kazagiqi.
Këto produkte mund të bëhen tuajat duke vizituar pikat e shitjes apo duke i porositur ato online.
Nesa Underwear është në treg që nga viti 1999, është e specializuar në prodhim dhe importim duke punuar ekskluzivisht produktet si çorapë, mbathje të brendshme, këmisha nate, pizhama e rroba banjo e shumë produkte të tjera speciale. Ky emër vazhdon të jetë lider në këtë industri.
IG: nesaunderwear
Web: nesa-underwear.com