Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kolona të gjata e pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova përmes Merdares e Jarinjes

nga Revista Kosovarja

Mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjatë nëpër pikat kufitare.

Mbi artikull

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Kosova përmes Merdares, ata po duhet të presin deri në tri orë, derisa kolona është 1 mijë e 100 metra, raporton Express.

Pritje ka edhe në Jarinjë, ku për të dalë përmes kësaj pike kufitare, pritjet janë deri në dy orë.

Te Dheu i Bardhë ka pritje në hyrje deri në 1 orë e gjysmë, e në dalje 20 minuta. Në Mutivodë pritjet në dalje janë 60 minuta, derisa në Muçibabë 25 minuta.

Moneytizer Paragrafi 4

Nëpër pikat e tjera kufitare pritjet janë 3-5 minuta.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]