fbpx

Kolonat nëpër pikat kufitare- kjo është gjendja momentale

nga Revista Kosovarja

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar për fluks jo fort të madh në hyrje-dalje nëpër pikat kufitare në Kosovë.

Pika më e ‘ngjeshur’ kufitare për vetura është ajo e Merdarës, ku pritjet në hyrje janë 15-20 minuta, ndërkaq në dalje 5-10 sosh, shkruan Gazeta Insajderi.

Pritje 15-20 minuta për hyrje ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhe.

Gjendja figuron të jetë e qetë nëpër pikëkalimet e tjera kufitare, si për vetura ashtu edhe për kamionë.

Përditësimi i fundit është bërë në orën 08:12, të së dielës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]