Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kolumbia thyen rekord me numrin e rasteve ditore me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Kolumbia i ka shënuar 3,843 raste të koronavirusit për 24 orë. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit të ri në këtë shtet.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 157 raste fatale, shkruan “CNN.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Kolumbia deri më tani i ka regjistruar 80,811 raste të infektimeve dhe 2,786 viktima të koronavirusit.

Kolumbia është shteti i pestë në Amerikën Latine për numrin më të lartë të rasteve të virusit të ri. Para saj ndodhen Brazili, Peruja, Kili dhe Meksika.

Moneytizer Paragrafi 4

Amerika Latine javëve të fundit ka shënuar rritje të madhe të rasteve të koronavirusit. Gjendja më e rëndë është në Brazil.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]