Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Xheku i lutet Zotit: Mos le askë pa e përjetuar sprovën e bukur të të quajturit ”PRIND”

nga Revista Kosovarja

Është prej aktorëve më të dashur dhe më të njohur shqiptar, dhe kjo fal roleve të shumta me të cilat ka fituar dashurinë e publikut.

Bëhet fjalë për aktorin, Naser Rafuna, i cili së fundi është prezent me rolin e “Xhekut” në serialin vendor “Cka ka shpija”.

Sot është një prej ditëve më të veçanta të aktorit kjo pasi djali i tij Jari ka mbushur plotë 4 vjet.

Në një fotografi të postuar ku shihet krahë tij, aktori ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar të birin, ndërsa tregon rëndësinë e bërit prind.

Moneytizer Paragrafi 4

Më poshtë postimi i tij:

Ky është im bir Jari. Sot i bëri 4 vite. Sot 4 vite ishte dita më e lumtura dhe më e shpejta në jetën time. Ky fëmijë,ka arritur të ma mësoj një gjë: “ç’është vërtetë mëshira”.
Zakonisht për vehte jam njeri që i dua dhuratat, prandaj ndaj shumë pa dhembshuri,po kjo dhuratë e ka vënë kapakun në dashurinë për të papriturat e bukura. Zot i Madh, na fal për gabimet dhe për ndonjë pakujdesi në edukatën ndaj tyre, mos lejo me qenë fëmijtë e popullit tanë prej atyre që pasojnë ide e mendime, jetë e vepër të të tjerëve,pa arsye të drejtë dhe argument të vërtetë dhe mos le askë,pa e përjetuar sprovën e bukur dhe të lumtur,të të quajtur ”PRIND”.

https://www.facebook.com/RafunaNaser/posts/2677745692461899

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]