fbpx

Komandanti i KFOR-it i ashpër: Po të mos intervenonim, tani do të vajtonim për të vdekurit

nga Revista Kosovarja

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku si pasojë e sulmeve që erdhën nga protestuesit serbë mbetën të lënduar disa ushtarë të KFOR-it.

Ai tha se sikur mos të ndërhynte KFOR-i, do të kishte viktima, duke shtuar se në komunën e Zveçanit ka pasur njerëz të cilët kanë nxitur qëllimshëm turmën.

“Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, tha ai në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”

Kujtojmë se numri i ushtarëve të lënduar të KFOR-it shkoi mbi 30, në mesin e tyre 11 italianë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të hënën në Zveçan.

Ndërsa, pas tensionimit të kësaj zone, NATO ka njoftuar se do të dislokojë edhe 700 trupa në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]