fbpx

Kombet e Bashkuara konfirmojnë numrin e civilëve të vrarë në Ukrainë

nga Revista Kosovarja

Luftimet intensive janë zhvilluar në disa qytete të mëdha të Ukrainës. Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OCHCR) raporton se ka pasur të paktën 240 viktima civile, duke përfshirë të paktën 64 vdekje në vend deri më tani.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut shtoi se dëmtimet në shtëpi dhe infrastrukturë kritike kanë lënë qindra njerëz pa akses në ujë dhe energji elektrike. OKB tha gjithashtu se mbi 160,000 ukrainas tani janë të zhvendosur brenda vendit dhe përpiqen të ikin përtej kufijve ndërkombëtarë raporton “BBC”.

Qeveria e Ukrainës vlerëson se pushtimi rus mund të lërë pas deri në pesë milionë refugjatë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]