fbpx

Kombinimi më i mirë i modës për gratë mbi 50 vjeçe do t’i bëjë të dukeni bukur dhe elegante

nga Revista Kosovarja

Rehatshëm, moderne. Do të rrezatoni vetëbesim

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron ditë më parë kanë udhëtuar për në Madagaskar. Kjo është vizita e parë zyrtare në ish-koloninë franceze dhe kombin e dytë ishullor më të madh në botë në 20 vjetët e fundit.

Zonja e Parë ishte në lartësinë e detyrës kur bëhej fjalë për zgjedhjet e modës.

Ajo zgjodhi elegancën sportive. Ajo mbante veshur një kostum blu të çelët, poshtë të cilit mbante veshur një bluzë klasike të bardhë.

Në vend të këpucëve, të cilat janë një nga shenjat e saj dalluese të modës, ajo zgjodhi atlete, një model të bardhë me një shollë të trashë.

Pra, ky kombinim është ultramodern dhe mund të vishet në çdo rast. Gjithashtu, i përshtatet në mënyrë të përkryer çdo zonje, nga 20 deri në 70 vjeçe. Është ideale për ato mbi 50 vjeçe, sepse është i rehatshëm dhe elegant në të njëjtën kohë.

Nëse nuk ju pëlqejnë takat e larta, ky kombinim është një hit. Do të dukeni bukur, elegante dhe do të rrezatoni vetëbesim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]