fbpx

Kombinimi uthull molle dhe sodë buke mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

nga Revista Kosovarja

Megjithëse mund të duket e çuditshme, kombinimi sodë buke dhe uthull molle njihet për përfitimet të ndryshme shëndetësore për vite me radhë.

Ky kombinim mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar, krijon një mjedis metabolik të shëndetshëm dhe përmirëson pamjen e flokëve dhe lëkurës. Shumë njerëz madje betohen se ndihmon edhe në humbjen e peshës.

Megjithëse studimet janë të vogla, ato tregojnë se njerëzit që konsumojnë një apo dy lugë uthull molle, të përzier me sode buke para se të hanë, kanë një kontroll më të mirë ndaj sheqernave dhe hanë shumë më pak.

“Ne ende nuk e dimë me siguri pse ndodh kjo. Mund të jetë sepse uthulla e mollës është e hidhur dhe për këtë arsye jua largon dëshirën për të ngrënë ushqimin tuaj”, thotë nutricionistja Vanessa Rissetto.

Për të bërë pijen me uthull molle dhe sodë buke, nutricionisti Keith Kantor rekomandon përzierjen e dy lugë çaji uthull molle me një maje të një luge çaji sodë buke në një gotë, mbushni pjesën tjetër të gotës me ujë para se ta pini.

Këshillë: Nëse shija e uthullës së mollës është e pakëndshme për ju, mund të shtoni disa feta portokalli ose feta ananasi.

“Pija përmban lëndë ushqyese që ndihmojnë trupin tuaj ta tretë më mirë ushqimi, ndërkohë që rrit edhe konsumimin e përgjithshëm të lëndëve ushqyese”, thotë Dr. Kantor duke shtuar se mund të ndihmojë gjithashtu në kontrollin e oreksit dhe humbjen e peshës.

“Kur trupi është i mbushur me toksina, me kalimin e kohës kjo mund të shkaktojë një çekuilibër të hormoneve që rezulton në shtim në peshë. Pirja e një pije alkaline rregullisht do të ndihmojë në largimin e inflamacionit dhe rregullimin e oreksit, i cili mund të rezultojë në humbje peshe”, shton ai.

E rëndësishme: Gjithmonë kërkoni këshillat e mjekut tuaj përpara se të pini sodë buke dhe uthull, veçanërisht nëse keni diabet ose një problem që prek gojën, ezofagun, stomakun ose zorrët.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]