fbpx

Komentuesi: Na përlote të gjithëve, ruaje shpirtin tënd o Luiz zemërbardhi

nga Revista Kosovarja

Pavarësisht se është në kulmin e suksesit të tij, Luiz Ejlli vijon të tregojë zemrën e tij të bardhë, atë që publiku e ka dashur që në fillimet e BBV2.

Në një video të postuar në një prej “fanpage” të Luzit, artisti shihet te këtë udhëtuar drejt Shkodrës për të takuar Denisin, një djalë më aftësi të kufizuara.

Duke qënë e pamunduar ta takonte gjatë koncertit, Luizi, i gjendur mes një axhende të ngarkuar, ka gjetur kohën për të realizuar një nga dëshirat më të mëdha të Denisit, duke i dhënë një përqafim të ngrohtë.

https://www.youtube.com/watch?v=Zc6TnG5Mzno

Komente mjaft pozitive janë shkruar në videon e postuar në Instagram, ku të gjithë e komplimentojnë Luizin për zemrën e tij të madhe.

“Na përlote të gjithëve. Ruaje shpirtin tënd o Luiz zemërbardhi”, shkruan një komentuese. “Mos ndrysho kurrë”, shton një tjetër ndjekës.

Ky nuk është rasti i vetëm që Luizi tregon qartë se fama nuk e ka ndryshuar atë aspak, por ai vazhdon të jetë po aq i thjesht, duke i dashur dhe respektuar të gjithë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]