fbpx

Komentuesit ja zbulojnë të vërteten e dhimbshme Arben Ahmetit

nga Revista Kosovarja

Gazetari Arben Ahmeti, njëherit drejtori i Kanal10 është arrestuar gjatë ditës së djeshme, nën dyshimet për dhunë në familje.

Ahmeti ishte ndaluar për 48 orë, me vendim të Prokurorit, pasi dyshohej për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, pas një konflikti verbal.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha, i cili deklaroi se nuk bëhet fjalë për dhunë siç është raportuar, por për një mosmarrëveshje verbale çasti e pa asnjë kontakt fizik.

Ndërkohë, vetë Arben Ahmeti ka reaguar për herë të parë mbrëmë duke postuar këngën e Mozzik me titull “Të dua”, që është dedikim për të bijën, shkruan “Kosovarja”.

Komentuesit menjëherë kanë reaguar duke e lidhur postimin direkt me rastin e tij tashmë publik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]