fbpx

Komisioni parlamentar hetimor dorëzon dosje për MPJD në Speciale

nga Revista Kosovarja

Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë dorëzuar dosje për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Deputetja Time Kadrijaj tha se qëllimi është zbardhja e së vërtetës se çfarë ka ndodh me procesin e zgjedhjes së stafit nëpër ambasada.

Kadrijaj tha se shkeljet sidomos janë te zgjedhja e ambasadorëve.

Kurse Ariana Musliu-Shoshi nga PDK-ja tha se shpreson që meritokracia do të kthehet në MPJD.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]