fbpx

Kompania e famshme e rrobave nxit reagime me çmimin e xhemperit me vrima

nga Revista Kosovarja

Kompania e njohur franceze për rroba luksoze, Balenciaga, është zgjedhje për shumë figura të famshme. Në mesin e atyre që i pëlqejnë rrobat e saj janë Justin Bieber, Beyonce e Adele.

Megjithatë, oferta e saj më e re – një xhemper me vrima të mëdha për 1.585 euro – ka bërë që shumë njerëz ta vënë në pikëpyetje vlerën e rrobës.

Xhemperi është i bërë 100 për qind nga materiali poliester dhe ka vrima në gjoks, krahë, në pjesën e pasme dhe duket si i grisur në pjesën e poshtme, shkruan Daily Mai.

Shitorja “Farfetch”, e cila e shet këtë xhemper në Britaninë e Madhe, në përshkrim thotë: “Balenciaga kurrë nuk është frikësuar për t’i shtyrë kufijtë, për aq kohë sa bëhet fjalë për dizajnin.”

Pas publikimit erdhën shumë reagime në internet. Një burrë tha se nuk do ta blinte rrobën as nëse do të kishte mundësi financiare.

Ndryshe, kompania “Balenciaga” është themeluar në Spanjë nga Cristobal Balenciaga, i njohur edhe si “Mbreti i Modës”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]