Kompania e shumënjohur ‘Kelmendi GMBH‘ po merr pjesë në njërin prej panaireve më të mëdha të Evropës “Sial”, i cili po mbahet në Paris të Francës.
Kompania ‘ Kelmendi GMBH’ prezantoi gjithë produktet veta, tashmë të njohura edhe në tregun ndërkombëtarë.
Nga dita e parë të panairit, më 15 tetor, ‘Kelmendi GMBH’ , në “Sial” u vizitua nga musafirët e shumtë dhe afaristë të kompanive të ndryshme.
Takime të shumta u organizuan me kompani të njohura nga shumë vende të botës.
Ju kujtojmë se kompania ‘Kelmendi GmbH’ tanimë me brendet e saja ushqimore është emër i njohur në të gjithë tregun botëror, dhe krahas industrisë ushqimore, furnizojnē klientët në Evropë, Azi dhe Amerikë
Në “Sial” këtë vit marrin pjesë rreth 7 mijë kompani nga të gjitha vendet e botës, kompani të cilat i prezantojnë produktet e tyre dhe është paraparë që numri i vizitorëve të tejkalojë shifrën e një milion vizitorëve. Panairi do të përfundojë më 19 nëntor. /Kosovarja/