fbpx

Kompleksi ‘Shpella e Madhe’ aty ku dimri është përrallorë

nga Revista Kosovarja

Ndër bukuritë e shumta të Kosovës, lirisht mund të themi se Rugova është më e veçanta, më e bukura, vend që i gravohet thellë në zemër çdo vizitori, shkruan Kosovarja.

Mes shumë villave dhe pushimoreve, Shpella e Madhe ofron për vizitorët rehati me pamje të magjishme të dimrit që jemi mësuar ta shohim vetëm në filma.

Ky kompleks ka gjithsej 8 villa, njëra prej tyre e punuar në shkëmb.

Me që jemi në stinën e ftohtë, vikendet e kaluara në Rugovë janë më se të dëshiruara.

Atmosferë fshati, ajër i pastër, ndezja e zjarrit që aq shumë na kujton ato ditët e fëmijërisë e për të cilat shpesh ndiejmë nostalgji.

Në faqen e tyre në instagram @shpellaemadhe.boge mund të shihni pamje të cilat do iu bëjnë të rezervoni vikendin me më të dashurit tuaj pikërisht në Bogë të Rugovës.

Rezervimet veçse kanë filluar, pra mos e humbisni shansin që në muajin më të bukur të vitit, tek Shpella e Madhe të krijoni kujtimet më të veçanta.

Rezervoni në +38349149625. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]