fbpx

Komuna e Prishtinës e teston alarmin

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës të shtunën do të testojë sistemin e alarmit publik.

Tinguj të njëtrajtshëm do të dëgjohen dy herë nga 30 sekonda rreth orës 12:05 në kryeqytet.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

““Këtë të shtunë, më datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, ka shkruar Komuna e Prishtinës.

Vlen të theksohet, se testimi i fundit nga kjo komunë është bërë më 2 qershor të këtij viti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]