fbpx

Konfirmohen 246 raste të reja, asnjë i vdekur për 24 orë

nga Revista Kosovarja

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 246 raste pozitive me COVID-19.

Zemaj ka pohuar se ka pasur rekord të testimeve.

“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID.

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/272184010930132

“Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.Respektoni rekomandimet anti Covid. Bashkë ia dalim”, thotë Zemaj në shkrimin e bërë në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]