fbpx

‘Konfirmohen’ dyshimet se dalja e Big Mamës nga Big Brother VIP ka qenë e planifikuar, ja çka bëri ajo menjëherë pasi doli

nga Revista Kosovarja

Pa u mbushur 24 orë nga dalja prej “Big Brother VIP”, Big Mama i është kthyer punës, respektivisht dasmave.

Prive.al shkruan se nga burime të sigurta e ka të konfirmuar se ajo është këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit të njohur nga maqedonia, Mevlan Murati.

Eventi është zhvilluar në Maqedoni mbrëmë dhe si i tillë vetëm sa i shton “benzinë zjarrit” se dalja ka qenë e planifikuar.

Dihet që datat për këngëtarët caktohen muaj e madje edhe vite më herët dhe në asnjë variant, çifti nuk do të rrezikonte që të llogariste në “televotim” apo “daljen vullnetare” të Bigit që mbërriti sonte të jetë pjesë e eventit.

E ka menduar Big Mama saktë sa do të rrijë brenda e kur të dalë? Këtë më së miri e di vetëm ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Mama (@bigitos)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]