fbpx

Konfirmon policia: Suspendohet nga puna komandanti që shkoi për kryeshnosh tek familja e Faton Hajrizit

nga Revista Kosovarja

Pas rekomandimit nga IPK, Policia ka marr vendim që të suspendojë nga puna Komandantin e Stacionit Policor të Skenderajt i cili shkoi për të pame tek familja e Faton Hajrizit.

Lajmin e kanë konfirmuar për Insjaderin nga Zyra për Media e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet përfshirë këtë rast, veprimet e saja i ndërmerr komfor autorizimeve ligjore që ka dhe rekomandimeve të IPK-së, duke zbatuar të njëjtit”, thuhet në përgjigjen dhënë Gazetës.

Komandanti i suspenduar, bashkë edhe me disa zyrtarë policorë kishin shkuar të uniformuar në të pame tek familja e Faton Hajrizit.

IPK rekomandoi suspendimin e tij pasi që ai së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore – “Sjellje e rëndë diskredituese”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]