fbpx

Kongresmeni amerikan i del në mbrojtje Kosovës, kërkon nga Blinken “t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”

nga Revista Kosovarja

Kongresmeni republikan Zach Nunn, ka bërë një reagim pas ngjarjeve të së premtes në veri të Kosovës, ku pati tensione për shkak se grupe të serbëve lokale atje u përplasën me Policinë e Kosovës.

Për këtë ngjarje, ShBA-ja dhe BE-ja dënuan veprimet e Qeverisë së Kosovës, pasi Policia asistoi kryetarët e rinj shqiptarë që të hynin në zyrat e tyre, transmeton Paparaci.

Kurse Nunn, i bëri thirrje ShBA-së që të qëndrojë me Kosovën, vend ky që ai e ka quajtur aleat i palëkundur i tyre.

Po ashtu, ai i ka kërkuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.

“Sekretari Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, shkroi ai në rrjetin e tij social “Twitter”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]