Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Konjufca: Gabim të thuhet që SHBA’ja apo Grenell e rrëzoi qeverinë

nga Revista Kosovarja

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka kundërshtuar shefin e tij, kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti, për qëndrimin e tij se qeveria aktuale e vendit u rrëzua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi artikull

Konjufca ka vlerësuar se është gabim të thuhet që SHBA’ja, apo i dërguari i posaçëm i saj për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e rrëzuan Qeverinë Kurti.

“Ne mund të themi që emisari i presidentit Trump nuk është i kënaqur me reciprocitetin, por unë nuk mund të them që shtetet e bashkuara të Amerikës, si shtet, e kanë rrëzuar qeverinë e Kosovës. Është gabim”, ka deklaruar Konjufca në Rtv Dukagjini.

“Mund ta ketë rrëzuar emisari. Por, mendoj, edhe kur të thuash e ka rrëzuar emisari, duhet ta vësh një fusnotë. Fusnota është kështu: Për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka interpretuar ashtu”, është shprehur ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]