32
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është parë me humor të lartë teksa ka hyrë në sallë për mbajtjen e seancës konstituive.
Konjufca është parë duke bashkëbiseduar me grupin parlamentar të PDK’së.
Ai është dëgjuar duke iu thënë deputetëve të këtij subjekti politik se janë befasia e legjislaturës së sapozgjedhur.
Me gjysmë ore vonesë, pritet të fillojë seanca konstituive për votimin e kryekuvendarit.