Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Konjufca shkarkon Teuta Sahatqiun, djalin e Vlora Dumoshit dhe familjaren e Agim Çekut

nga Revista Kosovarja

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shkarkuar Teuta Sahatqiun, nga pozita e konsules në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Konjufca ka shkarkuar edhe Rron Kryeziun, djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, i cili ishte pjesë e ambasadës së Kosovës në Washington.

Gjithashtu, gazeta Blic raporton ka shkarkuar edhe një familjare të ish-kryeministrit, Agim Çeku.Teuta Sahatqiu, ishte emëruar konsulle në Ambasadën kosovare në ShBA, para pesë viteve, kur në pushtet ishte koalicioni PDK-LDK. Deri në atë kohë Sahatqiu, kishte mbajtur pozitën e nënkryetares së LDK-së dhe atë të deputetes së Kuvendit.

Teuta SahatqiuNë anën tjetër, edhe Rron Kryeziu, djali i ministres Dumoshi, mbante pozitën e konsulit në ambasadën e Kosovës në ShBA.

Moneytizer Paragrafi 4

Rron Kryeziu & Vlora Dumoshi

Ky nuk është vendimi i vetëm i Konjufcës, për ambasadën e Kosovës në Amerikë.Muaj më parë ai kishte marrë vendim për shkarkimin e ambasadores Vlora Çitaku, por që kjo kishte marrë pëlqimin e presidentit Thaçi dhe pa miratim të presidentit, shkarkimi i ambasadorëve nuk mund të bëhet.Ndërsa, ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, i pati dalur në ndihmë Vlora Çitakut, pas kërkesës nga Konjufca për shkarkimin e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]