Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mjeku i QKMF-së së Prizrenit në karantinë pas kontakteve me vjehrrin e infektuar

nga Revista Kosovarja

Para dy ditësh, është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Prizren. I infektuari është një stomatolog, i cili ishte kthyer nga një pushim në Bullgari. Ai ka pasur kontakt me një prej mjekëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, përkatësisht urgjencës. Mjeku në fjalë tashmë është në vetizolim dhe testimi i tij pritet të bëhet nesër. Nëse rezultati del pozitiv, do të testohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të, raporton Express.

Mbi artikull

Firdeze Haxhimagjun Skenderi, e cila pretendon se është mjeke, sot ka denoncuar një prej mjekëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, përkatësisht urgjencës, se ka rrezikuar shëndetin e 45 punëtorëve të urgjencës dhe pacientëve, meqenëse nuk ka treguar se ka pasur kontakt me të infektuarin me COVID-19.

Sipas saj, stomatologu i infektuar me koronavirus, e ka festuar ditëlindjen më 24 mars dhe në këtë aheng familjar kishte marrë pjesë edhe një mjek i QKMF-së, i cili nuk u kishte treguar kolegëve të tij deri në ditën kur stomatologu kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ajo thotë se për shkak se kolegët në QKMF kanë pasur kontakt me mjekun në fjalë, tani janë detyruar që të vetëkarantinohen derisa të kryejnë analizat në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, derisa ka treguar se mjeku në fjalë ka punuar edhe me pacientë për çdo ditë nga ora 07:00 deri në 15:00.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/