Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Konjufca: Shpresoj që kjo festë të sjell lumturi e paqe

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar myftiun Naim Tërnava për festën e Kurban Bajramit, gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Gjatë vizitës Konjufca uroi të gjithë qytetarët e besimit mysliman duke shpresuar që kjo festë të sjellë lumturi e paqe.

“E shfrytëzoj rastin që në emër te Kuvendit të Kosovës myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve t’ua uroj Bajramin e Kurbanit. Shfrytëzoj rastin të falënderoj myftiun Tërnava për punën e tij në dimensionin edhe të zhvillimit te misioneve humane të cilat Bashkësia Islame gjithnjë i ka zhvilluar. Po ju uroj edhe një herë për këtë festë të rëndësishme e po shpresoj që kjo festë të ju sjell fat, lumturi e paqe”, deklaroi Konjufca.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]