fbpx

Konkurrenti i “Përputhen”, përlot studion me rrëfimin për xhaxhain e vrarë gjatë luftës në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Xhafer Thaqi ka ndarë historinë e tij familjare në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se mban emrin e xhaxhait dhe është shumë krenarë teksa shtoi se ka edhe përgjegjësi se mban emrin e tij.

Ndër të tjera, Xhaferi tha se xhaxhai i tij ka qenë 10 vite kampion boksi i Kosovës në kohën e Jugosllavisë. “Kur filloi lufta, ai i la pas të gjitha gjërat edhe gjithë karrierën dhe dëshiroi që të shkojë në luftë. E gjitha familja kemi dhënë kontribut por në veçanti Xhaferi ka qenë krenaria jonë”, tha konkurrenti nga Gjakova.

Teksa, ai rrëfente ngjarjen konkurrentët nuk i mbajtën lotët përfshirë, Borën, vajzat dhe opinionistin Arian Konomi. Ndryshe, Kosova sot festoi 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Kujtojmë se, Pavarësia e Kosovës u shpall me 17 shkurt në vitin 2008 në ora 15:38.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]