fbpx

Konkurrentja e re e “Për’puthen”- nëna e një vajze

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme në “Për’puthen PRIME” do të ketë një hyrje të re që do t’i bashkohet panelit të vajzave të programit të dashurisë.

Disa burime bëjnë me dije se konkurrentja e re quhet Çiljeta Kormuzi dhe është ‘influencer’ e ‘make up artist’.

Mirëpo, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se konkurrentja është nëna e një vajze.

Burimet shtojnë se Çiljeta duket se njihet me një nga konkurrentët më të përfolur, Mevlanin. Duket se ata janë takuar edhe më parë, pasi qarkullojnë fotot e tyre në rrjete sociale.

Ndërkohë, një nga temat që pritet të diskutohet sot në “PRIME” ështe edhe trekëndëshi i krijuar midis Mevlanit, Efit dhe Bledit dhe situata e krijuar mes tyre ditën e djeshme.

Bledi duket sikur nuk e pëlqeu takimin e Efit me Mevlanin, ku afrimiteti i tyre ishte aq i madh sa ky i fundit tentonte ta puthte atë.

Xhelozia që ai po ndjente për Efin shihej tek reagimet që ai bënte. Situata në studio shpesh tensionohej dhe Bledi i tha Efit se po sheh që po sillet njësoj me të dy.

Në një moment Bora e pyet Bledin nëse ekziston rivaliteti midis Bledit dhe Mevlanit.

Bora: A ka një rivalitet midis jush?

Bledi: Unë rivalitet nuk ndiej.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]