fbpx

Korab Shaqiri: Në vitin 2022 Alteut tia bëjmë një vëlla ose motër

nga Revista Kosovarja

Korab Shaqiri nuk ndalet asnjëherë, ai është i veçantë në përbërjen e tij artistike. Çfarë thotë për vitin që po ikë dhe vitin që po vjen? Flet në “Kosovare”

Si ishte 2021 për Korab Shaqirin?
Ishte një vit me punë, suksese. Vit me këngë, por edhe realizim të disa planeve që kisha. Në këtë vit realizuam shumë prej punëve profesionale në muzikë.

Gjërat e bukura të vitit 2021?
Këtë vit do ta mbaj në mend për disa gjëra, e ndër të tjerash për pjesmarrjen në festivalin në Ukrainë, ku u prezantova me një vepër timen – kantatë, e cila ishte e mbushur me shpirtë popullor të motiveve tona folklorike. Aty u shpërbleva me çmimin special të kësaj nate. E, pikërisht në këtë vit arrita ta realizoj një ëndërr timen, të nxjerrë në dritë librin me 200 këngë nga opusi i kantautorit Ilir Shqiri, të cilin ja bëra dhuratë babait tim ëktë fundvit. Këto 200 këngë të prezantuara në libër vijnë me tekste dhe partitura, për çka jam shumë i lumtur.

Diçka që do ta fshihje nga mendja?
Çka do ta fshija nga mendja, është padyshim pandemia që ka ndryshuar shumë gjëra për të keq, e që ka prekur drejtpërdrejt shëndetin e njerëzve në mbarë botën.

Korabi si bashkëshort e baba në vitin 2021?
I dashur dhe i përkushtuar ndaj familjes, bashkëshortes dhe djalit. Shpresojmë që shpejtë Alteu të bëhet edhe me vëlla apo moter.

Urimi?
Uroj nga zemra vitin 2022, me shpresen që ky vit të sjell shëndet, punë të mira dhe suksese për të gjthë.

Nderim Neziri

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]