Dy vëllezër nga Komuna e Ferizajt kanë humbur jetën brenda pak ditëve si pasojë e infektimit me COVID-19.
Agron dhe Adnan Bucaliu vdiqën në moshë të re, ndërsa pas kësaj ka folur motra e tyre, Avdije Bucaliu e cila më dhimbje ka bërë apel tek qytetarët që të mbrohen nga koronavirusi.
Ajo tha për një televizion se asnjëri nga vëllezërit nuk kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
“Adnani dhe Agron Bucliu ka qenë të shtrirë në spital. Sëmundje shoqëruese nuk kanë pas, por Covidi-19 ia mori jetën”
“Unë kam një mesazh për njerëz që të majnë distancën dhe higjienën dhe maskën gjithqysh dhe ishalla sa më shpejt bota të lirohet nga Covidi.”, ka thënë ajo.
Për këtë rast të rëndë ka reaguar edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu..
Aliu ngushëlloi familjen, teksa shtoi se lajmi për ndarjen e hershme nga jeta e dy vëllezërve Bucaliu, tronditi jo vetëm familjen, por edhe mbarë Ferizajn, miqtë e të njohurit e të ndjerëve.
Ndërsa sot sipas njoftimit të IKSHPK’së kanë vdekur 14 persona si pasojë e koronavirusit.