fbpx

Koronavirusi ia merr jetën piktorit shumë të njohur shqiptar

nga Revista Kosovarja

Ka humbur jetën nga koronavirusi piktori shumë i njohur shqiptar.

Piktori dhe restauruesi i njohur i veprave të artit, Mustafa Arapi, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Arapi ishte i infektuar me koronavirus.Lajmin e hidhur e ka dhënë në rrjetet sociale, vajza e Arapit, Dorina Arapi.“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta! Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua.

Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht”, shkruante ajo në rrjetet sociale.Mustafa Arapi ka lindur më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë.

Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj, gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]