fbpx

Korrjen e grurit, Faton Peci e nis në Vushtrri

nga Revista Kosovarja

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka qëndruar në Vushtri, ku ka ndjekur nga afër fillimin e korrje-shirjes së grurit.

Ai ka qëndruar në fermën e Ridvan Zymberit në fshatin Novolan, ku bashkë kanë nisur korrjen e grurit.
“Ridvani kultivon 33 hektarë grurë dhe 3 hektarë misër. Përveç kësaj, ai kujdeset edhe për 13 viça për majmëri.

Ai thekson se ky vit është një sukses i vërtetë, me një rendiment shumë më të lartë të grurit krahasuar me vite të mëparshme” shkroi ministri në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i tij:
Përkrahja e qeverisë, puna e zellshme e bujqve tanë dhe bekimi i Zotit – për bukën e motmotit.

Sot, në fshatin Novolan të komunës së Vushtrrisë, Ridvan Zymberi filloi korrje-shirjen.

Ridvani kultivon 33 hektarë grurë dhe 3 hektarë misër. Përveç kësaj, ai kujdeset edhe për 13 viça për majmëri.

Ai thekson se ky vit është një sukses i vërtetë, me një rendiment shumë më të lartë të grurit krahasuar me vite të mëparshme.

Përkushtimi ynë dhe puna e palodhur e bujqve tanë janë themeli i ushqimit tonë të përditshëm.

Për bukën e sofrës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]