Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosova e Turqia arrijnë dy marrëveshje ushtarake

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar dy nisma me shtetin e Turqisë në lidhje me fushën ushtarake, raporton Ekonomia Online.

Nismat e miratuara janë nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Fushat Ushtarake të Trajnimeve, Teknikës dhe Shkencës dhe Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Kryesisë së Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Trajnimin Ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tha se këto janë marrëveshje të rëndësishme për të dyja shtet, në fushën e sigurisë që lidhen më trajnimet ushtarake.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]