Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosova, e varfër, e korruptuar, e para në botë për vdekje nga COVID-19, e…

nga Revista Kosovarja

Mediumi amerikan ‘Bloomberg’ e ka nxjerrë Kosovën si shteti i cili renditet në vendin e parë në botë për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë në periudhën nga 19 deri më 26 gusht.

“Vendi me vdekjet më të mëdha në botë nga koronavirusi aktualisht është Kosova”, thuhet në artikullin e mediumit prestigjioz amerikan.

“Bloomberg” shkruan se në Kosovë gjysma e popullsisë është nën moshën 25-vjeçare, derisa në javën e kaluar sipas përllogaritjeve ka shënuar 52.2 vdekje për 1 milion banorë, duke lënë prapa Kolumbinë.

Gjithashtu, në shkrim përmendet edhe fakti se në Kosovë ka shumë raste të reja të infektimeve me COVID-19 dhe nëse përllogaritja do të zgjerohej për një periudhë 1-mujore, Kosova përsëri do të ishte në krye të tabelës.

Moneytizer Paragrafi 4

E për këtë trend negativ, mediumi amerikan thotë se janë disa arsye, duke përmendur politikën, varfërinë dhe korrupsionin që, sipas tyre, e kanë lënë sektorin e shëndetësisë të pazhvilluar. /Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]