Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosova me vetëm 205 raste aktive me COVID-19

nga Revista Kosovarja

Nga data 13 mars, kur u shënuan rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më sot, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 64 raste.

Mbi artikull

Pas më shumë se dy muaj, Kosova ka edhe 205 raste aktive.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga data 08 shkurt deri më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.635 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.064 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste.

Moneytizer Paragrafi 4

IKSHPK ka konfirmuar mbrëmë edhe 12 raste të reja me koronavirus dhe 9 persona të shëruar.

Rastet pozitivie ishin raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë.