fbpx

Kosova mëson kundërshtarët për “Euro 2026”

nga Revista Kosovarja

Të enjten pasdite në Kopenhagë të Danimarkës është tërhequr shorti i fazës kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian për hendbollistë, Euro 2026.

Në këto kualifikime do të paraqitet edhe Kombëtarja jonë.

Kosova është në grupin e gjashtë së bashku me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën.

Grupi është sfidues por Kombëtarja jonë e synon kualifikimin historik në Evropian.

Dy të parët në grup kualifikohen në Euro 2026 e po ashtu katër kombëtaret më të mira prej tetë grupeve sa janë gjithsej.

Ndeshjet zhvillohen prej tetorit të këtij viti deri në maj të vitit të ardhshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]