fbpx

​Kosova nënshkruan marrëveshjen me MCC

nga Revista Kosovarja

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit në vlerë prej 236 milionë eurosh e që përqendrohet në projekte të energjisë.

Nënshkrimi u bë në një ceremoni të organizuar në Kongresin amerikan nga ministrja e Ekonomisë Artanë Rizvanolli si dhe shefja ekzekutive e MCC, Alice Albright. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe presidentja Osmani, kryeministri Kurti si dhe kongresmenë amerikanë.

Në fjalimet para nënshkrimit të marrëveshjes, u vlerësua lartë bashkëpunimi mes dy vendeve si dhe marrëveshja për programin Kompakt.

Programi Kompakt konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë. Programi është na pajtim me planin kombëtar të Kosovës për energji të ripërtëritshme që ka për qëllim të rrisë kontributin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në miksin energjetik në 25 për qind.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]