Ekipi negociator kundër Serbisë, nuk është hajgare sikur po e marrin ata që po duan të flasin e po flasin me Vuçiqin.
Kosova, kishte negociator të fuqishëm që e sfidonte Serbinë, tek ndërmjetësi i dialogut ishte Hashim Thaçi me të tjerët. Nëse dikush që mund të sjellte rezultat pozitiv nga këto bisedime për sy më sy, ishte Hashim Thaçi.
Megjithatë, nuk ishte paraparë që ekipi negociator të përbëhej nga kryeministri i ndjekur me njerëz të shoqatave apo organizatave joqeveritare, siç po ndodh aktualisht me grupin e kryeministrit.
Nuk mjafton që të futet në dialog Avdullah Hoti duke e shprehur në publik qëndrimin maksimalist, se ai nuk ka mandat të flet për diçka tjetër pos për një marrveshje reciproke me Serbinë, që nënkupton njohjen e ndërsjellë bilaterale pa prekur territorin.
Bisedimet me Serbinë, kanë edhe tema tjera. Nëse s’ka shkëmbim territoresh gjë që është temë e konsumuar, në takime do të flitet për një demarkim kufiri që do të jetë përfundimisht vija ndarëse mes dy shteteve.
Do të flitet me siguri për të pagjeturit shqiptarë dhe serbë dhe do të flitet për një zonë ekonomike siç kanë paralajmëruar shtetet e kuintit. Do të ketë bisdime për shumë tema, të cilat kryeministri me kaq sa po shihet , është njeri i lodhët .Por edhe më të lodhët i ka do zëvendësa që kanë hyrë në politikë nga shoqatat e ndryshme dhe në këtë moment fati i ka vënë në detyra të caktuara për të qenë përballë Serbisë.
Opinioni e din qëndrimin e Avdullah Hotit, se ai do të bisedojë në emër të Kosovës, por nëse e pyesni vetë kryeministrin, a kishte parë ndonjë herë bile ëndërr të vinte në këtë pozitë, ai me siguri do t’iu thotë, se kurrë s’ka parë as në ëndërr këtë rol.
Kanë ndodhur shumë ngjarje të hidhura në Kosovë që sot është kjo gjendje kaq e brishtë politike.
Fajtorët e vetëm për këtë gjendje fragjile në politikë janë dy partitë që dolën të parat në zgedhjet e 6 tetorit, pra -,VV dhe LDK.
Të dyja partitë fituese aq shumë luftuan për pushtet sa i dogjën të gjitha që u arritën me një fushatë të gjatë marrveshjeje për të qëndruar në qeveri vetëm 50 ditë.
Hashim Thaçi do të ishte njeriu kryesor i bisedimeve me Serbinë , ndërsa Avdullah Hoti do të shkonte pas tij .Presidentit iu pre rruga për në Shtëpinë e Bardhë, me 27 qershor, ndërsa LVV , nuk kishte guxim të futej në bisedimet me Serbinë fare ,prandaj erdhi gjendja deri këtu ku Avdullah Hoti, është njeriu qendror në rolin e negociatorit.
Pse ndodhi kështu, s’do koment, me gjasë këtë e di më së miri bashkësia ndërkombëtare që atë e solli në krye të qeverisë për bisedime me Serbinë.
Ajo çka shihet tash për tash është, se Avdullah Hoti po futet në këto bisedime pa ekip dhe pa njerëz të profilizuar. Nuk e ka me vete PDK-në dhe LVV-në. Ai po mendon sikur po shkon te dajët në këtë rrugë të vështirë dhe ky nënvlerësim i situatës aktuale,duhet korrigjuar sa më shpejtë të jetë e mundur. Safet Krivaça / Kosovarja/