Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosova po teston koronavirusin me vetëm tre mikrobiologë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka folur për zhvillimet e fundit në vend në lidhje me pandeminë e COVID-19.

Mbi artikull

Ahmeti, në “Debat Plus” ka thënë se Kosova ka mundësi të blejë teste për coronavirus, por sipas tij problem është kapaciteti testues.

“Ne i kemi vetëm tre mikrobiolog në institucione publike që e bëjnë këtë test”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Prishtinës ka thënë se nuk dëshiron të përmend lagjet e Prishtinës që kanë numër më të madh të rasteve për shkak të stigmatizimit të tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

“Është me rëndësi që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi pasi më nuk dihet ku ka infeksion e ku jo”.

Ahmeti ka vlerësuar sjelljen e Ministrit Vitia pasi thotë që ka pasur sjellje apartiake bashkë me IKSHP-në dhe Komunën e Prishtinës.

Megjithatë atij i kanë penguar disa deklarata të Xhelal Sveçlës pasi sipas tij ky i fundit tha që “Kosova e ka menaxhuar më së mirë në botë situatën me coronavirusin”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]