Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A e shpërndajnë mushkonjat koronavirusin?

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë së Francës ka rikujtuar se koronavirusi nuk mund të përhapet nga mushkonjat, duke parë parasysh vlugun e lajmeve të rreme që po qarkullon në internet.

Institucioni shëndetësor francez, nëpërmjet Twitterit më 8 mars kishte shkruar se koronavirusi nuk mund të transmetohet përmes mushkonjave, meqë është virus respirator, raporton Le Parisien.

Kështu, Ministria e Shëndetësisë e ka parë të arsyeshme, siç bën me dije mediumi fancez, t’ua rikujtojë qytetarëve se koronavirusi nuk mund të përhapet nga mushkonjat.

“Koronavirusit është virus respirator, i cili mund të përhapet vetëm nëpërmjet spërklave dhe kontakti me duart e palara”, shkruhet në cicërimën e llogarisë zyrtare të MSH-së franceze në Twitter.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]