Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosova u rendit e dyta në botë për përmirësim të sundimit të ligjit, Kurti: Reformat po funksionojnë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar pozicionimin e Kosovës si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit dhe si vendi i dytë në botë për përmirësim në këtë fushë.

Mbi artikull

I pari i qeverisë tha se rangimi i Kosovës si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit nga indeksi vjetor i “World Justice Project”, konfirmon se reformat e qeverisë së tij po funksionojnë mirë dhe me shpejtësi.

“Ajo gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e 2-të në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar”, ka shkruar Kurti.

Sipas “World Justice Project”, pesë shtetet që kanë bërë përmirësimin më të mirë në sundimin e ligjit janë Hondurasi, Kosova, shteti nga Afrika Qendrore – Belize, Moldavia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]