fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kosovarët janë në kredi 4.1 miliardë euro

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste.

Nga Shoqata e Bankave të Kosovës, theksojnë se ka një rritje të lehtë të normave të interesit për kredi të korporatave jo financiare, përderisa ka një ulje për ekonomi familjare.

Bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste. Përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë nuk pranojnë të flasin para mikrofonit për rritjen e interesit të kredive.

Nga Shoqata e Bankave te Kosovës, në një përgjigje për Radio Kosovën konfirmojnë se është një rritje e lehtë normave të interesit për kredi të korporatave jo financiare, përderisa ka një rënie të lehtë të normave të interesit për kredi të ekonomive familjare.

Norma efektive për kredi të lëshuara për korporatat jo financiare në fund të muajit gusht 2022 ishte 6.05 për qind për dallim prej fundit të vitit 2021 kur ishte 5.72 për qind, ndërsa për ekonomitë familjare në muajin gusht 2022 ishin 5.89 për qind për dallim që ishte 5. 95 qind, thuhet në përgjigjen elektronike nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Përfaqësuesi nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se rritja e interesit bankar dobëson ekonominë dhe investimet.

“Të gjitha bizneset në Kosovë, përkundër vështirësive për të marr kredi dhe përkundër që interesi ka qenë i lartë edhe në të kaluarën, tashmë është bërë më i lartë, dhe kjo do të mund ta dobësojë konkurrencën ekonomike në vend, qoftë ajo, prodhuese, shërbyese apo tregtare”, thotë Shahini.

Për ekspertin e ekonomisë, Safet Gërxhaliu, rritja ka ardhur si pasojë e rritjes së normave të interesit nga Banka Evropiane Qendrore. Ai thotë se 40 për qind e biznesmenëve në Kosovë kanë nevojë për mjete financiare.

“Nëse vazhdohet kjo ngufatje dhe ky trend, kam frikë se shqetësimi më i madh do të jetë rritja e borxheve të këqija, sepse me këtë formë të zhvillimit dhe me këtë mungesë të dialogut publiko-privat dhe me këtë mungesë të mbështetjes së sektorit privat, do të jetë shumë e vështirë që sektori privat të përballojë kthimin e borxheve kredive, e ku shumica e bizneseve është në kredi bankare”, shprehet Gërxhaliu.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se norma mesatare e interesit në kredi të reja për periudhën e gushtit ishte, 5.99 për qind. Në Kosovë veprojnë 11 banka komerciale dhe vlera e kredive për muajin korrik, ka arritur në 4.1 miliardë euro, thotë për Radio Kosovën, Kushtrim Ahmeti, zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës.


Etiketa: KosoveKrediBankat komerciale

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Pamjet nga droni tregojnë “qytetin fantazmë” Vuledar të Ukrainës

10 minuta më parë
Aktuale

Petritsch: Plani franko-gjerman nuk nënkupton arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

15 minuta më parë
Aktuale

Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur

23 minuta më parë
Aktuale

Aksident në Kamenicë, lëndohen pesë persona

1 orë më parë
Aktuale

​24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

1 orë më parë
Aktuale

Aksident në New York, vetura ndahet në dysh, vdes 23-vjeçarja nga Kosova

2 orë më parë
Postimi tjetër

Uragani Ian në Florida lë të vdekur 90 persona

Ndërron jetë një person në Prizren derisa ishte në fushë

Vendet që do të përballen me ndërprerje rryme sot dhe nesër


TË FUNDIT

Haradinaj kujton të rënët në Rogovë të Hasit: Rënia e tyre u bë frymëzim për ne

2 minuta më parë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ata që dhanë jetën për liri në Rugovë të...

Pamjet nga droni tregojnë “qytetin fantazmë” Vuledar të Ukrainës

10 minuta më parë

Blloqe të tëra të ndërtesave kolektive në rrugët e qytetit ukrainas Vuledar të Ukrainës, janë shkatërruar plotësisht pas luftimeve të...

Petritsch: Plani franko-gjerman nuk nënkupton arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

15 minuta më parë

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka deklaruar se plani franko-gjerman është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, por...

Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur

23 minuta më parë

Një autobus pasagjerësh ra në një humnerë në veri të Perusë të shtunën duke lënë të paktën 25 persona të...

Shakira e goditi keq në këngën e re, e dashura e Pique kërkon ndihmë psikologjike

24 minuta më parë

Mesa duket Clara po përballet keq me stuhinë që ka nisur si pasojë e këngës së re të Shakiras, e...

Bora-Donald apo Luizi-Kiara: Ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive

40 minuta më parë

Së fundmi, në një intervistë eksperti i IT-së, Said Duleviç, renditi disa histori që kanë rritur audiencën e “Big Brother...

MË TË LEXUARAT

Lajçak pas takimit me Kurtin e Bislimin: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara

Jep dorëheqje u.d e drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu

Çdo gisht është i lidhur me dy organe: metoda japoneze e cila do t’ju shërojë për një minutë

Afërdita apo Anita, cila ka paraqitje më të mirë si opinioniste në “BBVK”?

Pique dyshohej se kishte një lidhje me avokaten Julia Puig

Luiz Ejlli: Nëse do të vinte Butrinti do më nxirrte komplet jashtë loje

A janë të gjitha gaforret në horoskop si Luiz Ejlli?

A ndodhi puthja e shumë pritur e Luizit dhe Kiarës?

Leonora Jakupi poston një imazh të vitit 2015 në stilin e Princeshës së Uellsit

Këto janë rregullat e vendosjes së kamerave të sigurisë në Kosovë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist