fbpx

Kosovarët presin me orë të tëra në kufirin Serbi-Hungari

nga Revista Kosovarja

Një numër i kosovarëve që jetojnë në diasporë gjatë ditës së shtunë e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë pritur për orë të tëra në pikat kufitare të Serbisë me Hungarinë.

Një qytetar për Klankosova.tv ka treguar se në pikën kufitare të Serbisë më Hungarinë në Kelebia kanë pritur deri në 11 orë, dhe më pas janë detyruar të kalojnë në një pikë tjetër kufitare në një qytet krejt tjetër, atë në Horgos, ku më pas kanë kaluar kufirin.

Pos qarkullimit me vetura, vështirësi dhe në këto kolona kanë pritur dhe një numër i madh i autobusëve, përafërsisht 16-të sosh, që sipas këtij qytetari ishin bllokuar. /Klankosova.tv

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]