fbpx

Kosovari dënohet me burg dhe detyrohet t’ua paguajë 155 mijë euro punëtorëve të tij

nga Revista Kosovarja

Një 41-vjeçar nga Kosova të mërkurën në gjykatën rajonale në Feldkirch u dënua me tre vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore. Ai kishte një kompani ndërtimi në Vorarlberg dhe për vite më radhë keqpërdori dhe shfrytëzoi punëtorët duke i sjell nga jashtë dhe paguar me një pagë mjaft të ulët, shkruan orf.at

Zyra e prokurorit publik supozon se më shumë se 100 persona kanë punuar me një pagë mjaft të ulët në kompaninë e kosovarit. Në gjashtë raste është konfirmuar se ai, i ka paguar shumë pak punëtorët e tij dhe ka shfrytëzuar për të keq punën e tyre.

I dyshuari kishte një kompani për shtruarje të hekurit, një veprimtari kjo në të cilën kushtet e punës kritikohen vazhdimisht. Punëtorët ishin të varur nga punëdhënësi i tyre, sepse ata nuk kishin shkollim adekuat dhe as kontakte shoqërore me persona të tjerë në Vorarlberg.

I kishte sjellë kushërinjtë ilegalisht në Voralberg.

Kosovari kishte edhe akuza të tjera. Në mënyrë ilegale dhe pa letra, ai përmes Serbisë dhe Hungarisë i kishte sjellë në Voralberg tre kushërinj të tij. I pandehuri pranoj dënimin prej tri vitesh. Ai po ashtu duhet të paguajë një pjesë të parave që nuk ua kishte dhënë punëtorëve të tij: Shifra është rreth: 155 mijë euro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]