fbpx

Kosovari që në moshën 63-vjeçare magjistroi për bletari

nga Revista Kosovarja

Në moshën 63-vjecare u bë magjistër i bletarisë, por me kultivimin e bletëve merret prej një kohe të gjatë.

Ky është bletari Zymer Bajraktari, 67-vjecar nga Komuna e Skenderajt.

Në fshatin Klinë e Epërme, ai ka rreth 86 ari tokë të cilën e ka shndërruar në Qendrën kryesore për Kultivimin e Ëmave.

Sipas Bajraktarit, dëshira për ta njohur bletën si insekt specifik e shtyu të magjistrojë në bletari.

Të ndodhet në mes kosheresh e ka me dëshirë, sepse siç shprehet vetëm aty mund të flasë në thelb për familjen e bletës, insektit më të zgjuar.

Përkushtimi ndaj bletës e ushqimi që i servohet do të thotë nxjerrje e produktit më cilësor.

Nisur nga kjo, bletari nga Skenderaj ka mbjellë shelgje rreth bletishtes. Sipas tij, poleni i luleve të tyre shërben si ushqim bletësh në stinën e pranverës.

T’i kontrollojë një nga një bletët i duhet ta bëjë çdoherë. E këtë bën duke hapur me radhë kosheret për të parë zhvillimin e bletëve.

Krejt afër bletishtes, 67-vjeçari ka ndërtuar dhoma të veçanta për përpunimin e mjaltit. Janë tri lloje mjalti që ai shet e për secilin tregon disa veti kuruese.

Se a ka rrezik apo jo pickimi i bletës është pyetja që pashmangshëm i bëhet Bajraktarit, për të cilën ka një përgjigje.

Një hapësirë të vogël e ka krijuar edhe për laboratorin për të nxjerrë qumështin e bletës.

Një veprimtari të tillë ai thotë se e bën tash e 20 vjet.

https://youtu.be/Gwa1JQntK0c

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]