fbpx

Kosovari ther me thikë bashkëshorten në Austri

nga Revista Kosovarja

Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gruan e tij në Pongau mbrëmjen e së shtunës.

Pas veprës ai është larguar nga banesa në të cilën jetonin së bashku.

“32-vjeçari ka telefonuar në numrin e urgjencës dhe ka treguar për rastin e ndodhur, ka thënë policia austriake, raporton “Krone Zeitung”.

Më të arritur policia dhe emergjenca në vendin e ngjarjes, gruaja u dërgua në Klinikën Schwarzach nga Kryqi i Kuq, transmeton albinfo.at.

Disa orë më vonë burri u kthye në banesën e tij dhe aty u arrestua nga policia.

Prokuroria publike ka urdhëruar që shtetasi kosovar të transferohet në burgun e Salzburgut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]