fbpx

Kosovari vozit 130 km/h në Zvicër, i merret patentë shoferi

nga Revista Kosovarja

Policia e kantonit të Cyrihut, duke kryer një kontroll të shpejtësisë në Schlieren, të shtunën në mbrëmje (3 prill 2021) ka ndaluar tre shoferë që po zhvillonin shpejtësi të lartë me makinat e tyre, raporton polizeinews.ch.

Policia ka hasur me këtë rast një kosovar 19-vjeçar duke ngarë veturën me 130 kilometra në orë, në zonën e brendshme të qytetit, ku lejohet maksimalisht 60 km/orë..

Personit në fjalë i është marrë patentë shoferi, në vendin e kapjes, transmeton albinfo.ch. Kundër tij në zyrën e prokurorit publik është iniciuar procedimi penal për veprën e dënueshme të ngarjes së shpejtë.

Një kosovar tjetër, 27-vjeçar, ka kaluar nëpër pikën e matjes me 99 km / orë. Edhe atij i është marrë në vend patentë shoferi. Ai do të përgjigjet para zyrës së prokurorit publik për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut.

Po të njëjtën natë, në vendin e njëjtë një 25-vjeçar zviceran u kap duke vozitur 77 km / orë, përcjell albinfo.ch. Ai do të raportohet në zyrën përgjegjëse.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]