fbpx

“Kosovarja” ka diçka të bukur për t’iu thënë

nga Revista Kosovarja

Botimet e librave, revistave dhe gazetave online, tashmë janë kthyer në një normalitet të ri në botën mediatike në nivel global, por edhe në vend.

“Kosovarja”, është ndër të parat magazina shqiptare, që është publikuar edhe në formë të shtypur, e edhe në PDF, si opsion për ata që e pëlqejnë leximin online.

Vitet e fundit, “Kosovarja” vjen ne mënyrë periodike vetëm në vebin e revistës dhe mund të lexohet pa pagesë. E veçanta është se konstruktohet në stilin e njejtë, duke e vazhduar traditën e të shkruarit dhe ilustruarit egzaktësisht në formatin e revistës.

Janë bashkëpunëtorët afaristë, shkrimet promocionale dhe përkrahës të tjerë, që e bëjnë të mundur jetëgjatësinë e revistës “Kosovarja”, tashmë në një format që tërheq edhe më shumë lexues, pasi mund të shfletohet e lexohet me një klik dhe me kosto zero.

Imazhi i këtij numri është Arziana Demiri, zonja e çmuar e fushës së estetikës. Arziana pushton ballinën e revistës, sepse e ka gjetur formulën dhe e ka vulën e suksesit.

Numri i ri i “Kosovares” online sjell gjithashtu tema të ndryshme, intervista, analiza e opinione.

Prej politikes deri te showbizi, veç në “Kosovare”.

Kliko dhe lexo këtu

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]