fbpx

“Kosovarja”, revista që frymëzon dhe promovon suksesin shqiptar – shkarkoni dhe lexoni online

nga Revista Kosovarja

Prej më shumë se 50 vitesh, revista “Kosovarja” ka qenë një dritare e rëndësishme për zërin e gruas, për historitë e jetës dhe për rrëfimet që prekin secilin prej nesh. Me një traditë të gjatë si një nga botimet më të dashura të shtypit në Kosovë, “Kosovarja” vijon rrugëtimin e saj edhe në epokën digjitale.

Tashmë, revista vjen në formatin online në www.kosovarja-ks.com, ku çdo numër mund të lexohet dhe shkarkohet FALAS në format PDF. Një mundësi më shumë për ta pasur afër, kudo që jeni!

“Kosovarja” mbetet besnike ndaj misionit të saj të fuqishëm: të promovojë figurat e suksesshme shqiptare në vend dhe në mërgatë, të sjellë tema ekskluzive dhe përmbajtje që frymëzon, informon dhe ndërton.

Në numrin e ri, në kopertinë gjeni dy motrat që po shkruajnë historinë e suksesit në Zvicër – Yllka Zuzaku-Mustafa dhe Xheneta Mustafa.

Ato janë themeluese të Spitex Diversity, një organizatë inovative e kujdesit shëndetësor, që vendos në qendër barazinë, respektin dhe kujdesin gjithëpërfshirës për çdo individ. Me përkushtimin dhe vizionin e tyre, po ndërtojnë ura bashkëpunimi e dashamirësie në një nga sistemet më të avancuara të shëndetësisë në botë.

Lexoni këtë dhe shumë rrëfime të tjera në “Kosovare”, aty ku fjala merr vlerë dhe suksesi shqiptar frymëzon brezat!

https://kosovarja-ks.com/revista/2025/Kosovarja_04.pdf

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]